Rama nuk i ndahet prokurorit të Durrësit, flet si gjykatës: Do të marrë ndëshkimin e merituar!

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka shigjetuar sërish sot prokurorin e Durrësit, Arian Ndoja, që ka në ngarkim hetimet për drejtuesin e Katasdrës së Durrësit Liridon Pula.

Pa e përmendur në emër, Rama tha ky prokuror është një nga rastet flagrante të shkeljes së ligjit nga vetë përfaqësuesit e drejtësisë.

Rama u shpreh më tej se të gjithë prokurorët dhe gjykatësit e shkarkuar nga Vetingu do të merren më tej si të pandehur për shkeljet që u janë gjetur.

Javën e kaluar kishte një rast flagrant të shkeljes së ligjit, transformimit të një figure të sistemit të drejtësisë, në përfaqësues të figurave të krimit, por që sigurisht që do të marrë ndëshkimin e merituar.

Po e theksoj edhe njëherë atë që kam thënë ditën e parë, se ndërtimi i një sistemi të ri drejtësie do të kërkojë kohë.

Ata që Vetingu i përjashton të jenë të sigurt që do të rikthehen përpara prokurorëve dhe gjykatësve për të dhënë llogari. Drejtësia mund të vonojë dhe pak por nuk do të harrojë”, tha Rama gjatë takimit të bashkëqeverisjes.

Sulmi i Ramës ndaj prokurorit Ndoja nisi të enjten e kaluar në Kuvend, ku u shpreh mes të tjerave: “Sa kohë kam që e them, këto kanë vënë pasuri marramendëse. Me çfarë i bërë zotrote, faturat e bixhozit në Monte Karlo. Nuk është pushim nga puna vetting por do të hetohet. Sot është prokuror dhe punon për organizatat kriminale dhe u bën shantazh nënpunëzve të shtetit. Nuk arreston qeveria, arreston drejtësia dhe procesi I një drejtësie që arreston është ky që po bëjmë“.