Greqi/ Tragjedia ka ndodhur sot në orët e para të së mërkurës, 23 tetor, në ishullin grek në Kos, rreth një milje larg bregut, kur një varkë e Rojes Bregdetare u përplas me një varkë që transportonte migrantë dhe refugjatë.
Raportet fillestare tregojnë se një fëmijë humbi jetën. Fëmija, për të cilin thuhet se ka vdekur, ishte tre vjeç. Që nga përplasja, varka që mbante 34 persona (32 janë gjetur) u kthye përmbys, duke plagosur gjashtë refugjatë. Një fëmijë tre vjeçar dhe një burra fillimisht u zhdukën. Megjithatë, pas orës 9 të mëngjesit, u bë e ditur se u gjet trupi i pajetë i femijës.