Angli, gjenden 39 persona të vdekur në një kamion në Essex

Aktualitet

39 persona janë gjetur të vdekur brenda kontenierit të një kamioni në Essex. Kamioni ishte nisur nga Bullgaria dhe hyri në Holyhead, Wales, të shtunën.

BBC njoftoi se oficerët e Policisë njoftuan ambulancën pak para orës 1:40 a.m pasi i zbuluan ato në parkun industrial Waterglade në Eastern Avenues, Grays. Ata nisën hetimin për vrasje, pasi të 39 personat u shpallën të vdekur në vendin e ngjarjes.

Policia po punon për identifikimin e tyre, ndër të cilët njeri është adoleshent,.

Shoferi i kamionit, një 25 vjeçar nga Irlanda e Veriut,  u arrestua si i dyshuar për vrasje.