Flasin sizmologët grekë për termetin në Shqipëri

Greqi

Sipas drejtorit të kërkimit të Institutit Gjeodezi Gerasimo Chouliara, një tërmet 5.6 Rihter kishte ndodhur në të njëjtën zonë më 21 shtator.

Lidhur me termetin e sotëm Gerasimo Chouliara shkruan në Facebook se, Termeti 6.4 Rihter në Shqipëri sot në mëngjes në orën 4:54 ,shtrihet 43 kilometra në veri-perëndim të Tiranës dhe në lindje të Durrësit, në një thellësi fokale prej 10 kilometrash. Ka pasur 2 pas goditje të forta më pas sizmike me magnitutë 5.3 dhe 5.1  Rihter me pasoja të mëdha.

Në të njëjtën zonë kemi pasur një tërmet prej 5.6 në Rihter më 21 shtator, “tha z. Chouliaras në një postim në Facebook.

Është e sigurt që tërmeti në Shqipëri, i cili la të paktën pesë njerëz të vdekur dhe qindra të plagosur, nuk do të prekte Greqinë, tha Profesori i Universitetit të Athinës për Tektonikë Dynamic dhe Gjeologji të Aplikuar, Efthymios Lekkas, vazhdimësi e termetit ku u regjistrua dy muaj përpara në zonë.

“Historikisht kjo çarrje ka shkaktuar tërmete mjaft të mëdha. Bëhet fjalë për zona sizmike më aktive në Shqipëri, por nuk ndikon në Greqi, sepse ndërpritet nga çarrja në Korçë që nuk lejon që asnjë shqetësim të kalojë në Greqi ”, tha Lekkas për televizionin OPEN.