Një ngjarrje e rëndë ka ndodhur në Pllaka Naksou ku një shqiptar 35-vjeçar ka gjetur vdekjen gjatë një aksidenti në punë. Shqiptari punonte në sektorin e ndërtimit dhe gjatë hapjes së një grope nëntokësore për vendosjen e një depozitë është bllokuar nga shembja e dheut, duke humbur jetën.
35-vjeçari fatkeq u transportua menjëherë me makinë private në Spitalin Naxos ku për fat të keq u konfirmua vdekja e tij. Departamenti i Policisë Naxos po heton rrethanat dhe shkaqet e sakta të aksidentit, ndërsa pronari i ndërtimit u arrestua.