Nuk keni marrë ende leje tek portali e-albania? Kryeministri Rama jep lajmin e mirë çfarë do ndodhë për dy ditët në vijim

Politika

Kryeministri Edi Rama  nëpërmjet një video live në Facebook i ka kërkuar ndjesë qytetarëve shqiptarë që nuk kanë mundur të marrin leje përmes portalit e-albania, pasi website ka qenë shumë i ngarkuar nga aplikimet.

Rama tha se edhe Policia e Shtetit këto dy ditë do të tregohet sensibilizuese dhe mirëkuptuese dhe se nuk do të gjobisë qytetarët që nuk kanë arritur ta marrin lejen e daljes për pazar si pasojë e mbingarkesës në website e-albania.  

“Ndjesë për të gjithë ata që kanë pasur probleme këto ditë me e-albania. Ka pasur shumë ngarkesë dhe ka qenë një problem lidhur edhe me kompanitë celulare. Për këtë arsye, sot dhe nesër Policia e Shtetit është e vetëdijshme që duhet të jetë më sensibilizuese dhe më mirëkuptuese me qytetarët, që të mos i ekzekutojë menjëherë penalizimet. Pasi dhe shumica e njerëzve i janë bindur masave dhe janë treguar korrekt”, tha Rama.