“Do ta bëja përsëri pa marrë parasysh sa e madhe është shuma,” thotë pastruesja që dorëzoi një çantë me 19,000 euro.
Kjo është Evangjelia një punonjëse pastrimi të rrugëve të Athinës, sot në mëngjes mori edhe përgëzimin e kryetarit të Bashkisë së Athinës për një veprim aq njerëzor dhe edukues për brezin e ri.
“Unë do ta bëja përsëri pa marrë parasysh sa herë kam gjetur para pa marrë parasysh sa e madhe është shuma. Nuk mund të marr atë që nuk ë takon”
Shembulli i Evangjelisë na kujton të gjithëve atë që do të thotë njerëzimi, veçanërisht në kohërat e vështira të sotme. Për këtë veprim u vlerësua nga kryetari i Komunës së Athinës, Kostas Bakogiannis, sepse me aktin e saj ajo dha një shembull të shkëlqyeshëm për të gjithë, kur gjeti shumën prej 19,000 eurosh dhe ia dorëzoi policisë.
Ajo ndjehet krenare për aktin e saj dhe ndërsa ajo i thotë për gazetën protothema.gr “Unë do ta bëja përsëri po aq herë sa të gjeja para pa marrë parasysh sa e madhe ishte shuma. Sepse tani shuma ishte mjaft e madhe dhe unë menjëherë mendova se dikush do t’i duhej ”.