Policia vendase ka bërë të mundur në Antipaxos arrestimin e shqiptarit që pak ditë më pare kishte plagosur me sende metalike një oficer policie
Shqiptari që kishte plagosur rëndë një oficer policie në Paxos të hënën e kaluar u arrestua në Antipaxos të enjten natën. Autori i krimit kishte arritur të shpëtonte nga ishulli dhe ishte fshehur në zona të largëta në Ae të vështira në ntipaxos, por në fund ai nuk mundi të shmangte prangat.
Në dëm të tij ishte lëshuar urdhër-arresti nga hetuesi i Korfuzit për tentativë vrasjeje. Me këtë akuzë ai u dërgua në gjykatë. Ndërkohë, oficeri policor që shërben në Drejtorinë e Policisë së Korfuzit është ende duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm Ushtarak 424 të Selanikut me lëndime të rënda në kokë, por pa rrezikuar jetën e tij.