Bangladesh: Përplasen dy anije, 19 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur

Bota

Qindra njerëz vdesin çdo vit në përplasjet e trageteve në Bangladesh, një vend me një rrjet të gjerë lumenjsh

Të paktën 19 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur pasi një varkë plot pasagjerë u përplas me një anije mallrash që transportonte rërë në Bangladesh.

“Deri më tani ne kemi nxjerrë 19 trupa,” tha Anisour Rahman, shefi i policisë i rrethit Brahmanbaria. Mes viktimave janë nëntë gra dhe dy fëmijë.

“Operacioni i shpëtimit për të zhdukurit vazhdon,” shtoi ai.

Policia nuk e di numrin e saktë të të zhdukurve. Të mbijetuarit thanë se barka mbante më shumë se 50 njerëz dhe disa prej tyre arritën të notonin dhe të dilnin në breg më vete.

Qindra njerëz vdesin çdo vit në përplasjet e trageteve në Bangladesh, një vend me një rrjet të gjerë transporti lumor, por ku rregullat e sigurisë nuk ndiqen gjithmonë. Në maj të paktën 26 persona u mbytën kur një skaf u përplas me një anije mallrash dhe u mbyt në lumin Padma.