Greqi / Dalin detajet e fundit për 18-vjeçarin rom që u vra nga policia (Foto)

Greqi

Nuk e dimë se në çfarë rrethanash u krye vrasja, apo pse oficerët e policisë kanë përdorur armët ndaj makinës edhe pse jeta e tyre nuk rezikohej. Ajo që duhet të dimë është vetëm të presim që ta zbardhe drejtësia.

Pësimi le te behet mësim nga te dy krahet, se me vjedhje nuk mund te jetohet, por nga ana tjeter arma nuk përdoret kur nuk rrezikohet jeta. Por ajo qe ka rendesi eshte toleranca zero.

Nga mediat mësuam se ka pasur disa incidente lidhur me këtë ngjarrje si ne Selanik ashtu edhe Eksarqia në Athinë si dhe ne bllokimin e autostrates Atiki.

Nuk dihet ende përse të shtatë policët zbrazën karikatorin e pistoletave ndaj makinës së vjedhur nga tre romë të moshave 15-18 vjeç. Mos vallë ju rezikua jeta në të njëtën kohë shtatë policëve që zbrazën 35 fishekë ndaj makinës ku nuk patën shkembim zjarri.

Mediat raportojnë se nga qendra ju kerkua policëve qe gjatë operacionit që ta braktisnin ndjekjen e makinës që ishte vjedhur nga tre te rinjë, por i njohur Aleksi Kuja qe ka marr ne mbrojtje tha se nuk e kane ndigjuar kete urdher.

Nga ana tjetër kjo ngjarje e përgjakshme në Peramë me përplasjen e policisë me tre romët nuk është e përshtatshme për një përfundim të lehtë. Është drejtësia ajo qe do te zbardhe te vertetën…

Jeta e një njeriu i kujdo qoftë është përtej çdo vlerë qoftë. Mjeti i vjedhur mund te kthehet ndërsa jeta jo. Niko Shabanis ishte vetëm 18-vjeç dhe babai i dy femijeve, nuk kishte pasur me parë probleme me drejtësinë. Jetonte sëbashku me prindërit e tij.

Lidhur me kete ngjarrje te rendë që askush nuk do ta deshironte sot është se, drejtësia dhe kontrolli i brendshëm do të tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur. Nga momenti që ka pasur një keqkuptim mes policisë gjatë operacionit deri në pikën që disa njerëz arrijnë në përfundimin se policia vret njerëz pa mundim, ka një hendek të madh.

Nga media vendase shikojme se 5 motorrë të policisë u goditën nga automjeti dhe askush nuk e dinte në atë moment se cili mund të kishte qenë qëllimi i autorëve.

Po të kishte ndonjë viktimë nga policët ?

ministri i Mbrojtjes së Qytetarit i ka kërkuar kreut të policisë greke që të vijojë urgjentisht një kontroll disiplinor dhe njëkohësisht një vlerësim i plotë operacional i aksionit të ELAS-it në ngjarjen e njohur të përgjakshme të së premtes mbrëma. në Peramë. Vlerësimi operacional duhet të përfundojë brenda pesë ditëve të ardhshme.

Ministri i Mbrojtjes Civile Z. Theodorikakos viziton shtatë policët

“Lëvizja ime ishte ekskluzivisht njerëzore dhe simbolike, për të mbështetur mendërisht të rinjtë që shërbejnë në Policinë Greke,” tha zoti Theodorikakos në një postim në mediat sociale në lidhje me vizitën e tij në polici.

“Shoqëria jonë ka nevojë për njerëzim, paqe dhe siguri për të ecur përpara. “Kudo që të jemi, sidomos nëse i shërbejmë jetës publike, duhet ta kemi parasysh këtë.

Te shtatë policët që morrën pjesë në këtë ngjarrje po mbahen në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Atika-Drejtoria e Sigurisë në Athinë dhe ditën e martë do të dërgohen në prokurori.

Avokati i njohur Aleksi Kuja

Në mbrojtje të tyre është avokati i njohur Aleksi Kuja , i cili nga ana e tij për media u shpreh se:“Policia nuk kishte ndërmend t’i merrte jetën. Përshtatshmëria e kësaj sjelljeje nëse ka qenë apo jo mbrojtje ligjore, këtë do ta vendosë drejtësia. Nga njëra anë kemi të bëjmë me fëmijë të varfër nga Greqia Veriore dhe nga ana tjetër me fëmijë që vetëm ajo që duan është të vjedhin, të vrasin. Policia na mbron prej tyre.