Greqi : Policia në “alarm” pas vrasjes të 20-vjeçarit, frikë nga hakmarrja e Romëve

Greqi

Incidentet, rrugët e mbyllura, zjarret dhe hakmarrja nga romët grekë ndodhin pothuajse çdo herë që vritet “njëri i tyre”.

Policisa ka frikë nga hakmarrja, pasi ka një parahistori pas incidenteve të ngjashme ku humbën jetën njerëz nga komuniteti rom.

Policia është në alarm, veçanërisht në zonat me vendbanime rome dhe kryesisht në zonën e Aspropirgos, pas ndjekjes vdekjeprurëse në Peramë, e cila rezultoi në vdekjen e një 20-vjeçari nga plumbat e policisë, që sipas burimeve, janë romë.

Policia ka frikë nga hakmarrja, pasi ka një parahistori pas incidenteve të ngjashme ku humbën jetën njerëz nga Komuniteti Rom.

Sipas informacioneve, sot pasditen e së shtunës vonë, tensioni shpërtheu në në rrugën Egaleo në Aspropyrgos.

Në të njetin muaj një vit më parë vritet nje 18-vjeçar romë.

Një vit më parë po në muajin tetor  një 64-vjeçar vret një 18-vjeçar rom në Mesini. Kjo vrasje e romëve në Mesini ngjalli furtunë reagimesh me incidente të rënda dhe plagosje.

64-vjeçari ka qëlluar me armë gjahu dhe ka plagosur për vdekje 18-vjeçarin rom në Pipericë të Mesinisë. Sipas 64-vjeçarit, ai ka parë 18-vjeçarin të hynte në oborrin e tij, për ta vjedhur. Ai pohoi në polici se e hodhi në ajër për frikësim, megjithatë, fragmenti i armës i dha goditje fatale të riut, i cili vdiq pak më vonë.

Që nga momenti i incidentit deri në orët e vona të natës së të hënës (5.10.2020), situata në Messina të kujtonte një kazan që ziente.

 

Fillimisht dhjetëra të afërm të të ndjerit dhe romë të tjerë u mblodhën jashtë spitalit të Kalamatës, ku po trajtohej 18-vjeçari, por mjekët nuk mundën ta mbanin në jetë. Kishte incidente, ndërsa kishte një forcë të madhe policie, e cila, të nesërmen në mëngjes, u përforcua me skuadrat e MAT nga Athina.

Gjithashtu, forcat e policisë ruanin shtëpinë e 18-vjeçarit, ku janë mbledhur të afërmit e tij, në mënyrë që romët të mos arinin dot atje…

Burimi : in.gr