Greqi : 4.165 raste, 25 vdekje dhe 380 te intubuar

Greqi

Rastet sot: Për të gjashtën herë në Greqi, që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, është thyer “barriera” prej 4000 rastesh, ku infeksionet me Covid-19 në Greqinë Veriore kanë dhënë alarmin për qeverinë

Sot, të martën, rastet me koronavirus në Greqi regjistroi 4165 raste të reja, 25 vdekje. Në të njëjtën kohë, spitalet kanë filluar të mbushen, me 380 persona të intubuar. Specialistët paralajmërojnë presion të mëtejshëm në sistemin shëndetësor nëse programi i vaksinimit nuk rrit shpejtësinë dhe nëse nuk respektohen masat mbrojtëse, ku ka mbipopullim.

Kujtohet se kjo është hera e 6-të që Greqia regjistron më shumë se 4000 raste.