Nikos Shabanis, i cili mbeti i vrarë nga zjarri i policisë në Peramë, u varros sot, të mërkurën, pas një ndjekjeje vdekjeprurëse me automjet, ku e drejtonte nje 14-vjeçar.
Varrimi i 18-vjeçarit u bë në një atmosferë dhimbjeje në varrezat e Shistos. Turma njerëzish i dhanë lamtumirën për herë të fundit.
Sot u shfaq vullnetarisht para drejtësisë edhe 14-vjeçari që ishte në të njëtin makinë që policia ndoqi në Peramë, duke qëlluar e me 36 plumba dhe duke vrarë 18-vjeçarin Nikos Shabanis, babai i dy femijëve dhe gruan shtatëzane.
14-vjeçari është paraqitur në gjykatat e Pireut së bashku me avokatin e tij. Ai ka deklaruar se ka qenë drejtuesi i makinës dhe se është arratisur pas ndjekjes vdekjeprurëse. “Sapo ndaluam, ngritëm duart lart dhe ata na qëlluan”, tha ai.