Fitorja në derbi, Halili “hap thesin”. Zbulohet premio e dhënë nga Tirana për lojtarët

Futboll Sporti

Mbrëmjen e djeshme Tirana ka triumfuar në derbin e kryeqytetit me rezultatin minimal 1-0 ndaj Partizanit, ku gjithçka vendosi goli me penallti i Vesel Limajt në minutat shtesë të pjesës së parë.

“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se presidenti Refik Halili ka shpërblyer ekipin pas fitores së rëndësishme ndaj Partizanit me një shumë prej 30 milionë lekësh.

Zakonisht, presidenti i bardhebluve ka ofruar shpërblime për derbin dhe ndeshje të tjera. Vetëm në sezonin e titullit, çdo lojtar titullar mori 14 milionë lekë premio të dhëna nga Tirana.

Jo vetëm kaq, numri 1 i Tiranës vjet ofroi në tavolinë 200 mijë euro nëse skuadra fitonte titullin dhe 100 mijë euro nëse kualifikohej në Europë.

Aktualisht Tirana pas fitores kundër Partizanit mban vendin e parë në tabelën e klasifikimit në kuotën e 14 pikëve, 3 pikë më shumë se ndjekësit më të afërt, Teuta dhe Kukësi.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL