Drejtuesi i makinës që bëri aksident fatal me origjinë nga Shqipëria, dyshohet se nuk kishte patentë shoferi. Nuk di greqisht. Është baba i dy fëmijëve dhe jetonte me familjen dhe prindërit emigrantë në Selanik. Të gjithë sëbashku e siguronin jetesën duke mbledhur hekurishte në një triçikletë, të cilën e shisnin.
Ai vrau vrau me makinë 47-vjeçarin grek i cili ishte shpërndares i ushqimeve te gatshme në orët e para të së shtunës në Selanik, pasi kishte ecte shpejtësi marramendëse dhe duke shkelur dritën e kuqe në semafor.
Sipas informacioneve 21-vjeçari nuk kishte patentë, kjo për faktin se ai nuk di të shkruajë greqisht dhe për këtë arsye nuk mund t’i kalojë provimet.
Megjithatë, shumë shpesh, ai drejtonte makinën e veçantë sportive të regjistruar në emrin e xhaxhait të tij. 21-vjeçari zakonisht e ngiste atë ndërsa fqinjët e shihnin vazhdimisht të parkuar jashtë shtëpisë së tij.
Ndërkohë sot në mëngjes është varrosur 47-vjeçari grek, baba i dy fëmijëve, që la frymën e fundit në aksidentin automobilistik.