Detajet e fundit: Klodiana Çelo dënuar dy herë më parë, ka kërcënuar edhe avokatin (video)

Greqi

Sot ka folur edhe avokati i mjekut 68-vjeçar që u qëllua dje me dy plumba në gjoks dhe në stomak nga gruaja 49-vjeçare Klodiana Çelo. Mjeku u njohur u qëllua dje në drekë nga nëna e vajzes së tij 13-vjeçare pas një lidhje jashtëmartese si një hakmarrje e pamëshirshme.

Avokati i mjekut të njohur Aleksandros Aleksandrakis ka folur për mediat vendase, duke e cilësuar shqiptaren si një grua e pamëshirshme dhe që nuk respekton asnjë ligj. Ai e njeh shumë mirë gruan shqiptare pasi ka menaxhuar edhe mosmarrëveshjen e gjatë ligjore që mjeku okulist kishte me 49-vjeçaren.

Avokati tha se “doktori kishte një lidhje jashtëmartesore nga e cila kishte një fëmijë dhe prej andej fillon drama e tij pasi kjo grua e shantazhonte për t’i zhvatur para.

Alexandrakis ka bërë edhe një ankesë shumë të rëndë për portalin “dikastiko.gr”. Nëpërmjet një avokateje që nuk e mori përsipër 49-vjeçaren pas sulmit ndaj mjekut, ajo dërgoi një mesazh se “do të jem unë i radhës”, sepse kam ndihmuar mjekun të kujdeset për fëmijën dhe t’i japë atij këshilla ligjore dhe kolegu im po kërkonte të më njoftonte për kërcënimin”

Dënimi në Gjykatën e Apelit, ankimi në Gjykatën e Lartë dhe masat e sigurimit

Alexandrakis shtoi se 49-vjeçarja është dënuar në periudhën 2015-2016 nga Gjykata e Apelit të Athinës me një vit, po me 3 vite pezullim për çështjen e shantazhit ndaj mjekut, por çështja në vitin 2017 ka shkuar në Gjykatën e Lartë dhe kërkesa e 49-vjeçares u pranua.

Ai po ashtu ka theksuar se ka edhe një dënim tjetër të 49-vjeçares për lëndime të rrezikshme trupore për sulmin që i ka bërë gruas së mjekut, derisa ajo po e merrte fëmijën nga shkolla. “Ajo e sulmoi, e hodhi poshtë dhe e goditi në kokë”, tha zoti Alexandrakis për televizionin ANT1, beson se “nëse gruaja e tij do të ishte me viktimën, do ta kishte qëlluar edhe atë”.

Sa i përket masave paraprake, ato ishin marrë por ajo nuk i respektoi kurrë, thotë zoti Alexandrakis për portalin “dikastiko.gr”. Kishte një vendim që të mos afrohej 100 metra në shtëpi, te mjeku në Psikiko dhe në spitalin Hygeia ku punonte ish-partneri i saj. Ajo nuk respekton asnjë ligj”.

Alexandrakis e karakterizoi gruan që qëlloi mjekun si një person me shpërthime maniakësh që kalon çdo kufi “Kjo grua është e rrezikshme,” tha ai.