Ëndrra për një jetë më të mirë u kushtoi atyre jetën, duke kaluar Mesdheun, për të arritur në Evropën e parajasës, e cila nga viti ne vit po ngre gardhe dhe murre.
Që nga shpërthimi i krizës së refugjatëve, dhjetëra mijëra refugjatë janë përpjekur të kalojnë Mesdheun dhe të arrijnë në Evropë. Megjithatë, për fat të keq, ka shumë që nuk e përfundojnë udhëtimin e tyre.
Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, që nga viti 2014, 176,406 persona kanë tentuar të kalojnë Mesdheun, me 23,145 viktima.
Për vitin 2021, Greqia nga ana e saj ka kryer 1,450 operacione shpëtimi nëpërmjet Rojes Bregdetare dhe ka shpëtuar jetën e 29,000 refugjatëve.