Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se rrogat do të rriten me 30% për të gjithë ushtarakët.
Kreu i qeverisë gjithashtu ka thënë se pagat për Forcat e Armat0sura do të rriten edhe vitin e ardhshëm.
“Unë ju thashë do t’iu rrisim pagat dhe sot pagat janë të shkruara me 30% rritje në projektbuxhetin e këtij viti, rritja më e madhe për ushtrinë shqiptare. Me këtë rritje pagash nuk kemi më ushtrinë më të pak paguar në NATO”, tha Rama.