Përmbytet kampi i shqiptarëve në Francë, jetojnë në kushte çnjerëzore

Bota

Shirat e vrullshëm në Francë bëri që disa zona të përmbyteshin. Njëra prej tyre ishte edhe Garonne.

Aty është i ndërtuar një kamp të improvizuar prej rreth pesëmbëdhjetë shqiptarësh në Toulouse në brigjet e lumit në rrethin Empalot.

Uji përmbyti dhe shkatërroi një pjesë të shtëpive të tyre. Njerëzit u kthyen për të jetuar një javë pas shirave të rrëmbyeshëm por për ta kushtet e jetesës janë çnjerëzore.

Shoqata humanitare Utopia 56 është e pranishme në krah të shqiptarëve për t’i ndihmuar, por mbetet e shqetësuar nëse ata qëndrojnë në këto kushte. Shërbimet shtetërore po monitorojnë nga afër situatën.

Prefektura kujtoi megjithatë se kur këta persona u larguan nga kampi të dielën, më 9 janar, nuk bënë asnjë kërkesë për strehim.