Tom Cruise viktimë e vjedhjes me vlerë 100,000 euro, në kohën që ishte duke xhiruar filmin

Bota

Lajmi, megjithatë, ka të bëjë me faktin se kanë grabitur makinën truprojës së tij, në të cilën kishte bagazhe me vlerë më shumë se 100,000 euro. Sipas “The Sun”, hajdutët arritën të vidhnin sinjalin që dërgon makinën te çelësi për të nisur, ndërsa ishte parkuar jashtë “The Grand Hotel” në Birmingham.

“Tom po drejtonte këtë makinë ndërsa ishte në Birmingham dhe disa bagazhe dhe sende të tij ishin në të kur u vodh. Makina u gjet sepse ishte e pajisur me një pajisje elektronike përcjellëse, por gjithçka brenda saj ishte zhdukur. “Është një ngjarje e turpshme për ekipin e tij të sigurisë dhe truproja që e drejtonte atë u çmend, por jo aq sa Tom Cruise,” tha një burim i njohur me rastin.

Nga ana tjetër, truproja që është në krye të stafit të sigurisë së aktorit duket se ka zbuluar makinën e vjedhur herët në mëngjes të Mërkurën, me një burim që thotë se grabitësit arritën ta merrnin makinën vetëm pak minuta pasi ajo ishte parkuar në hotel, ndërsa aktorI ishte duke xhiruar skena për filmin në qendër të qytetit.

Së fundi, gazeta raporton se BMW arriti të zëvendësojë makinën e aktorit të Hollivudit brenda pak orësh pas incidentit.