Evropa kthehu Shqipërisë me forcë 23.150 shqiptarë

Bota Emigracioni

Për vitin 2020,  rreth 396 000 shtetas të vendeve të treta janë urdhëruar të largohen nga BE.

Shqipëria u rendit vendi i tretë për nga numri i shqiptarve të kthyer me forcë nga vendet e BE-së, duke lënë pas vendet si pakistani, siria etj,

Në vitin 2020, 70,200 shtetas të vendeve të treta u riatdhesuan në një vend të tretë. Ky numër përfaqëson 18% të të gjitha vendimeve të kthimit të lëshuara gjatë vitit 2020, nga 29% ishin në 2019. Kufizimet e udhëtimit të vendosura nga pandemia dhe disponueshmëria e kufizuar e fluturimeve e bënë të vështirë kthimin në vitin 2020.

Ndër vendet kryesore të origjinës së atyre që u drejtuan për t’u kthyer jashtë BE-së në vitin 2020 ishin:

Shqipëria (13.9% e kthimeve totale)

Gjerogjia (8.2%)

Ukrainë (7.9%)

Shumica e atyre që u urdhëruan të largoheshin në vitin 2020 ishin nga Algjeria, Maroku, Shqipëria, Ukraina dhe Pakistani.

Politikat e kthimit të shtetasve të vendeve të treta me qëndrim të paligjshëm duhet të mbrojnë të drejtat themelore dhe t’u japin përparësi kthimeve vullnetare, thotë PE.

Gjithashtu 137,840 persona nuk u lejuan të hynin në BE në vitin 2020, sepse nuk kishin dokumentet e nevojshme (41%), konsideroheshin kërcënim (18%) ose nuk kishin vizë ose leje qëndrimi të vlefshme (9%). Në të njëjtin vit, 396,435 njerëz u urdhëruan të largoheshin nga BE, midis tyre dhe shtetas shqiptarë.

Në 2020 rreth 23 milionë ishin shtetas të vendeve të treta, ose (5.1% e popullsisë totale të BE-së)