Ukraina: 1.032 refugjatë mbërritën në Greqi

Greqi

Mbërriten refugjatë e parë në Greqi në këto pesë ditë.

Ministri i Mbrojtjes Civile Takis Theodorikakos ka thirrur sot në mëngjes një takim për çështjen e fluksit të refugjatëve nga Ukraina drejt Greqisë si dhe për çështjet e sigurisë. Morën pjesë zëvendësministri Eleftherios Oikonomou, shefi i Policisë së Greqisë, gjenerallejtënant Michael Karamalakis, shefi i Divizionit të të Huajve dhe Mbrojtjes së Kufirit, gjenerallejtënant Dimitrios Mallios dhe këshilltarja diplomatike Sofia Stamateri.

U diskutua zbatimi i një direktive të Komunitetit për refugjatët pa dokumente udhëtimi me të dhëna biometrike, çështja e refugjatëve të mitur dhe regjistrimi i tyre, infrastruktura e mikpritjes dhe zbatimi i një sërë masash sigurie. Në pesë ditët e fundit, 1032 shtetas ukrainas kanë kaluar kufirin për në Greqi.