Lirohet nga detyra zëvendësministri Agron Tare

Politika

Agron Tare është liruar nga detyra si zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme këtë të premte.

Më vendim të Këshillit të Ministrave, vendimi hyn në fuqi.

“Në kushtet e nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: Z. Agron Tare, zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim në fuqi”, thuhet në vendimin e firmosur nga kryeministri Rama.

Tare u emërua në këtë detyrë në dhjetor të 2019-tës. Ai la gjurmë pozitive gjatë punës së tij .