Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nga sot me kontroll të përbashkët kufitar, Rama: S’kemi pse presim integrimin në BE

Politika

Nga dita e sotme, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nga sot do të kenë kontroll të përbashkët kufitar. Kryeminitsri Edi Rama, nga pika e kufitare e Qafë-Thanës, u shpreh se kjo gjë unifikon doganat dhe lehtëson njerëzit që qarkullojnë në dy vendet.

Rama theksoi “ky është një hap i rëndësishëm, por në finale unifikon doganat, natyrisht do të vijë me integrimin e plotë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, por s’kemi pse presim BE”, ndërsa shtoi se “ka pengesa nga e shkuara dhe paragjykimi për liberalizimin e lëvizjes”.

Edi Rama: “U lehtësojmë kalimin në këtë pikë dhe patjetër i japim shtysë të mëtejshme jo vetëm shkëmbimeve tregtare, por edhe zhvillimit të marrëdhënieve tona në tërësi.

Zhvillimi i mëtejshëm dhe rritja e dëshiruar e industrisë së turizmit, kërkojnë një qasje komplekse. Nga e thëna në të bërë është një det i tërë, ka pengesa nga e shkuara dhe paragjykimi për liberalizimin e lëvizjes. Liberalizimi i lëvizjes sjellë lehtësi e transparencë, si edhe më pak rrezik në trajtimin e subjekteve tregtare, sjell edhe më shumë rritje të përgjegjësisë për agjencitë ligjzbatuese në pikat kufitare.