Moti në Greqi: Pesëditori i ardhshëm vjen me erëra veriore, shumë ftohtë dhe borë

Greqi

Në -6.5 gradë Celsius temperatura sot në  mëngjesin e së shtunës në Parnitha – Në -11 gradë Celsius temperatura në Seli, ndërsa më 25 mars përmirësohet moti me temperatura pranverore.

Rënia vertikale e temperaturës që do të luhatet në nivele të ulëta për sezonin, erërat veriore , bora, ngrica e fortë dhe reshjet e shiut janë karakteristikat kryesore të motit dimëror.

Sipas parashikimeve të meteorologëve për ditën e sotme, pritet borë kryesisht në zonat malore dhe gjysmëmalore, reshje sporadike në kontinent, rënie e temperaturës edhe nën zero në disa zona dhe erëra të furtushme. Temperaturat më të ulëta priten në Mecovë dhe në Fokidën malore me -8 gradë Celsius, ndërsa në Karpenisi, Nevrokopi dhe Theodorianë merkuri pritet në -6 gradë Celsius. Temperatura më e lartë do të jetë 10 gradë celcius në Kastelorizo, 8 gradë në Rethymno dhe 7 gradë në Heraklion, Kretë, Sitia dhe Kastelli.

Sipas meteo.gr kohë pas kohe priten vranësira, ndërsa reshje lokale bore do të ketë vende-vende në kontinentet malore por edhe në gjysmëmalore të vendit qendror dhe verior. Në kontinent priten reshje sporadike në lartësitë e ulëta, ndërsa sidomos në pjesët qendrore dhe veriore ka më shumë të ngjarë reshje të përkohshme bore.

Temperaturat në Maqedoninë Perëndimore do të lëvizin nga -5 deri në 4 gradë Celsius, në pjesën tjetër të Maqedonisë dhe Thrakisë nga -4 deri në 7, në Thesali nga -3 deri në 8, në Epir nga -3 deri në 12 gradë, në kontinentin lindor nga – 2 deri në 7, në kontinentin perëndimor nga 1 në 10, në Peloponez nga -2 në 11, në Ishujt Jon nga 3 në 10, në ishujt e Egjeut Verior dhe Lindor nga 0 deri në 8, në Ciklada nga 2. deri në 8, në Dodekanez nga 3 deri në 10 dhe në Kretë nga 5 deri në 10 gradë Celsius.