Greqi : Pranga për kultivim dhe trafikim droge një çiftit shqiptar 36-50 -vjeçar

Greqi

Bëhet fjalë për një çift që u dërgua në prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Volos

Mundësia e përfshirjes së tyre në vjedhje në Skiathos apo në zona të tjera po hetohet nga policia e drejtorisë vendase për një 36-vjeçare shqiptar dhe një bashkatdhetar 50-vjeçar, të cilët u vunë në pranga për raste droge pas kontrollit që është kryer në shtëpinë e përbashkët.

Gjatë kontrollit përveç drogës, u gjetën edhe dy ora Rolex dhe Seizmont, posedimin e të cilave nuk mund ta justifikonin. Gjithashtu në shtëpi janë konfiskuar pako me kërp të papërpunuar me peshë gjithsej 759.2 gram, një sasi kërpi i përpunuar në formë “çokollatë” me peshë 52 gram, dy fidanë kërpi 17 cm të larta, një peshore elektronike dhe 2000 euro. Çifti u arrestua dhe u dërgua në prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Volos, i cili i procedoi për kultivim, posedim dhe trafik droge.