GREQI / Sikur të mos mjaftonte dhuna e ushtruar ndaj gruas shqiptare, drejtësia greke e dënon atë me tetë muaj burg, pasi dhunuesi ka vëllain oficer policie dhe është nipi i një prokurori të ndigjuar.
Edhe pse kanë kaluar 6 vite nga dhuna e ushtruar nga nje shtetasi grek, sot në fytyrën e gruas shqiptare dhe në duart e saj kanë mbetur shenjat e rrahjes. Shtetasi grek tentoi tre here që ta përdhunonte, duke e rrahur aq sa gruaja 45-vjeçare përfundon në spital dhe më pas drejtësia greke si shpërblim e denon gruan me burg…
Shtetasi grek kishte bërë një kërkesë në një gazete javore se kërkonte grua për ti pastruar shtëpinë, mundësisht që të ishte shqiptare ose bullgare.
Ai jetonte me nënën e etij në Karea. Që në ditën e parë të punës kur gruaja po pastronte dhomën e tij ai tentoi ta përdhunonte, jo një herë por tre here dhe më fund pas refuzimit ai e rreh gruan për në spital.
Vëllai i tij, oficer policie i kërkon gruas të falur për vëllain, duke i premtuar para, gjë që refuzohet nga 45-vjeçarja.
Avokati i saj luan një lojë të dyfishtë jo për të mbrojtur gruan, por për të mbrojtur shtetasin grek. Si përfundim oficeri i policisë që është vëllai që dhunoi gruan shqiptare ngreh një proçes në dëm të saj sikur kjo kishte rrahur burrin e saj dhe gruaja dënohet me tetë muaj burg, një dënim që shlyhet duke u paguar me 3.000 euro.
Edhe pse burri i saj nuk kishte bërë asnjë akuzë dhe nuk ka asnjë dokument që verteton këtë kjo grua doli para gjykatës pa përkthyes dhe pa avokat.
Tentuan ta largonin nga Greqia aq sa kjo mendoi vetvrasjen pasi i vinte turp të kthehej pas 20 vitesh qendrimi ne Greqi.
Ajo flet për keqtrajtimin e saj nga policia ku qendroi për gati 10 ditë në qelitë e paraburgimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Athinë dhe në atë të Elefsinës.
“Në spital më çuan më pranga dhe më pas më çuan në qeli. Tentova të vrisja veten po mendoja vetem për femijët. Në Gjyq isha vetem nuk kisha as përkthyes dhe as avokat. Më thanë nëse paguan 3.000 euro shpenzime të gjyqit nuk do të bëhet gjyqi, pasi unë nuk isha paraqituar në gjyqin e parë, pasi askush nuk lajmëroi dhe as nuk erdhi njoftim në shtëpi apo ne punë. E gjithë kjo u bë pasi dhunuesi ka vëllain e tij oficer policie në zonën ku ndodhi ngjarrja dhe është nipi i një prokurori. Sajuan një akuzë që unë të përfundoja në burgun e grave në Thiva me qëllim që të mos dënohej ai që më bëri të keqen, me la shenjen në fytyrë dhe më ka bërë me probleme psikologjike. Edhe pse isha me leje qendrimi kur vajta në Shqipëri më ndaluan që të futesha për në Greqi. Edhe denimi ishte shlyer me pagesën që kisha bërë nuk ishte hequr nga sistemi kompjuterik. Kjo është padrejtësi dhe jo drejtësi” përfundon 45-vjeçarja
Së shpejti do të kemi në video intervistën e plotë saj, duke vene ne dispozicion edhe dokumenta përkatës rreth kësaj ngjarrje.
Një drejtësi e cunguar është një drejtësi e mohuar
Nga Shpërim Zinxhiria