“Drejtësi për Jonadën” qytetarët do të mbledhin firma në të gjithë Shqipërinë për shkarkimin e Çuçit dhe Kumbaros

Kryesore

Qytetarët kanë paralajmëruar mbrëmjen e sotme para kryeministrisë se do të vijojnë protestat për të kërkuar drejtësi për Joanda Avdian, dhe se do të mbledhin firma në të gjithë Shqipërinë për t’i kërkuar Ramës shkarkimin e ministrit Bledi Çuçi dhe ministres Mirela Kumbaro.

Në fund të protestës qytetarët theksuan se nuk do t’i ndalin përpjekjet e tyre për të kërkuar drejtësi për Joada Avdian, 7-vjeçaren e cila u përplas për vdekje në plazhin e Potamit në Himarë nga skafi i policit Arjan Tase, ndërsa luante në breg me babain e saj.

Protestuesit theksuan se do të ndjekin çdo rrugë derisa drejtësia për Jonadën të vihet në vend.