Kryeministri Edi Rama ndodhet në Pragë, ku do të organizohet mbledhja e Komunitetit Politik Europian dhe do të diskutohen një sërë çështjesh me rëndësi për kontinentin si lufta në Ukrainë, krizat ekonomike dhe ajo energjitike por edhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor.
Rama teksa ndodhet në Pragë është takuar dhe me presidenten e Këshillit të Evropës, Charles Michel, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministri holandez Mark Rutte apo edhe presidentin e Francës Emmanuel Macron.