Kryeministri i vendit Edi Rama ka postuar në rrjetin e tij social Instagram foton nga takimi i sotëm me presidentin turk Recep Tajip Erdogan.
Ende nuk dihet se çfarë kanë diskutuar dy liderët sot në Turqi, e ndërsa Rama krahas votos ka vënë vetëm një “emoji” ku shtrëngohen duart, që tregon se mes dy palëve ka pasur dakordësi për çështjet që mund të kenë diskutuar.