Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në Janinë, ndërkohë që orët e fundit në vend vërehet një aktivitet intensiv sizmik.
Thellësia fokale vlerësohet në 9.6 kilometra.
Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), tërmeti ka qenë me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter, me epiqendrën e vendosur 19 kilometra në perëndim-jugperëndim të Janinës.