Mitsotakis: Njoftova Presidenten e Komisionit Ursula von der Leyen për arrestimin e Belerit

Greqi

Unë njoftova Presidenten e Komisionit Ursula von der Leyen për arrestimin, në bazë të akuzave inekzistente, të kandidatit për kryetar të Bashkisë të Himarës dhe anëtarit të pakicës kombëtare greke, Fredi Beleri, dy ditë para zgjedhjeve. Shqipëria duhet të kuptojë se Greqia dhe BE, nuk do të pranojnë zbritje për shtetin ligjor dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicës kombëtare greke.