Zgjedhjet e 14 Majit : Populli dha një mesazh demokratik dhe politik

Opinion


Ilir Gurabardhi
/


Populli dha një mesazh demokratik dhe politik. Riktheu demokracinë në pushtetin vendor, largimi i opozitës nga parlamenti dhe nga zgjedhjet e pushtetit lokal që cënoj drejtëpërsëdrejti demokracinë , opozita është ekzistenca e vetë demokracisë pa opozitë nuk ka demokraci. Rikthimi i demokracisë fitore demokratike meritë e popullit.

Këshillat bashkiake ju kthyen normalitetit.

Fitorja e kryetarëve të bashkive më shumë nga PS dhe vetëm 7 Bashki nga Opozita e Bashkuar është zgjidhje politike që dha populli. Populli nuk u pajtua me Sali Berishën nongrada dhe Ilir Metën, si figura të përfolura dhe pa përkrahje nga Amerika dhe Evropi, si dhe nga elektorati brënda vëndit. I përjashtoj ato politikisht si figura të korruptuara .

Populli i dha mesazh opozitës , që duam të reformohet, të gjejë vetëveten dhe të ketë vizion më të qartë zhvillimi me njerëz të rinj të distancuar nga BERISHIZMI . dhe gabimet e tijë.

Zgjedhjet nuk u administruan mirë nga KQZ

Sepse ligjërisht në zgjedhje u lejuan dy grupime kandidatësh nga e njëjta parti PD njëra e njohur me ligj dhe Rithemelimi i pa njohur nga ligji , kualicionet bëhen ndërmjet partive të regjistruara në gjykatë dhe të njohura nga KQZ me ligjin zgjedhor. Ndërsa kualicioni bashkë fitojmë nuk u bë me partitë ligjorem ndërsa KQZ nuk e regjistroj në KQZ Sali Berishën se nuk plotësonte ligjin dhe nga ana tjetër e la në garë. Duhej si i paligjshëm të largohej nga gara si cënim ligji, kjo detyronte opozitën të përfaqësohej e bashkuar nën një logo.

KQZ duhet të marë informacion për figurat që kandidojnë

KQZ duhet të marë informacion për figurat që kandidojnë, si deklarimin e figurës së kandidatit konformë ligjit të dekriminalizimit, e cila nuk është bërë në nivelin e duhur. Si pasojë nxiti ritjen e tensioneve në Himarë dhe me qeverinë Greke .

Donacionet e partive politike , deklarimi dhe transparenca e të ardhurave të tyre .

Përse KQZ, përveç ndarjes së buxhetit tek partitë e regjistruara , nuk ka bërë të ditur mbi financimin e partive politike nga burime të tjera , në një kohë kur Rithemelimi i Sali Berishës ka reth 4 vite që ushtron aktivitet dhe nuk dihet burimi i të ardhurave të aktivitetit të mbuluar. Zgjedhjet treguan stabilitetin e elektoratit të PS, dhe pakënaqësisë e elektoratit të PD për zgjidhjet e problematikave brenda PD e cila reflektojë duke mos i votuar.

Rritja e përqindjes së mos votuesve në 10%

Rritja e përqindjes së mos votuesve në 10% është edhe shtimi i lëvizjes emigracionit dhe mos aplikimi i votimit elektronik për emigrantët . Respektimi i të drejtës së votës së emigrantëve dhe jo përjashtim , emigrantët nuk duhen parë si braktisje të Shqipërisë, por si kontribuesit më të rëndësishëm të ekonomisë kombëtare , se të ardhurat e tyre i investojnë në Shqipëri.

Duhej të ishte zgjidhur e drejta e votës për emigrantet.

KQZ nuk reagoj për qëndrimin e qeverise greke dhe ndërhyrjen në fushatën elektorale të një shteti sovran dhe demokratik duke bërë presion , dhe mbi shtetasit tanë emigrantë në Greqi për pasoja në rast se nuk votojmë kandidatin e PDIU, si dhe dërgimi i shumë njerzëve për të votuar duke vënë autobuzë në dispozicion dhe shpenzimet të paguara nga grekët. Si dhe presion për mos mbështetje integrimi në BE.

KQZ nuk ruajti funksionin por abuzoi me të drejtat

KQZ nuk ruajti funksionin por abuzoi me të drejtat që i ka dhënë sovrani në ruajtjen e sovranitetit të lirisë së zgjedhjeve. Ishte vetë Sovrani që me qetësinë e tijë tregoj kulturë dinjitet dhe vizion më të pastër për demokracinë duke vulosur virdiktin e tij me këtë zgjidhje, duke treguar besueshmëri në vetëvete dhe vendosmëri, për të vazhduar demokratizimi edhe zhvillimin e vëndit mbështetur tek PS.

Marrë nga Facebook.