Votojmë Fatos Malaj, votojmë të ardhmen tonë

Greqi

Votojmë Fatos Malaj, votojmë të ardhmen tonë, votojmë për fëmijët tanë

Edhe pesë ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare në Greqi, pesë ditë për të votuar bashkëatdhetarin tonë Fatos Malaj, pesë ditë për të votuar për të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë.

Të gjithë kanë mundësi të votojnë dhe ta hedhin votën për shqiptarin që kandidon nën siglën PASOK, në këtë sigël që hapi rrugën e legalizimit, nënshtetësisë dhe të integrimit të emigrantëve.

Kandidati Fatos Malaj është njeriu më i duhur për të kandiduar dhe njëkohësisht në kohën e duhur.

Qëllimi Fatosit është që të bëhet zëri i emigrantëve për të ngritur lart në axhendën politike në problemet e mëdha me të cilat përballemi, duke u dhënë zgjidhje me politika integruese dhe barazie.

Mesazhi i tij në fushatën elektorale është “Të Bashkuar për Ndryshim”. Unë besoj fort se vetëm të bashkuar mund të kemi sukses, vetëm bashkuar dhe në një unitet do të sjellim Ndryshim.
Më 21 maj me votën tonë të bashkuar dhe me besim të plotë çojmë një zë të fortë në Parlamentin grek, një zë i munguar më se tre dekada.
Kandidati Fatos Malaj njihet nga Komuniteti Shqiptar edhe nëpërmjet televizionit “TRIBUNA”, ku me emisionin e tij javor ka informuar dhe ndihmuarpër paqartësitë lidhur me lejet e qendrimit ne Greqi.
Urime Fatos Malaj.