Varka e përmbysur kishte 17 persona në bord – Operacioni i Rojës Bregdetare është duke u zhvilluar me anije të Rojës Bregdetare, 2 helikopterë dhe mjete tokësore, raportojne mediat greke.
Një burrë dhe dy gra u gjetën të vdekur pas mbytjejes të anijes që transportonte emigrantë pranë Mykonos.
Patrulla bregdetare e Mykonos kryen operacion për shpëtimin e refugjatëve pas sinjalit në orën 06:30 kur peshkatarë shpëtuan 3 refugjatë në det të hapur.
Siç raportohet nga vetë emigrantët, të cilët u shpëtuan dhe u transportuan shëndoshë e mirë në portin e ishullit, në skafin plastik që u mbyt ndodheshin gjithsej 17 persona, mes tyre 4-5 gra dhe një fëmijë 7 vjeç.