Një miliard emigrantë rrezikohen të emigrojnë për shkak të ngrohjes globale

Bota

Një kërcënim serioz për një miliard njerëz është rritja e temperaturës së planetit, si rezultat i së cilës ata rrezikohen të emigrojnë për të shmangur nxehtësinë ekstreme.


Ngrohja globale për shkak të ndryshimeve klimatike mund të zhvendosë popullata të mëdha, vlerëson një studim, pasi ato do të ekspozohen ndaj temperaturave shumë të larta dhe ngjarjeve ekstreme të motit.

Temperatura pritet të rritet me 2.7 gradë Celsius dhe rreth dy miliardë njerëz do të përballen me temperatura mesatare vjetore mbi 29 gradë deri në vitin 2030, një nivel që shumë pak komunitete e kanë përjetuar në të kaluarën.

India dhe Nigeria përballen me kërcënimet më të menjëhershme. India tashmë po përjeton nxehtësi ekstreme dhe një studim i fundit zbuloi se më shumë se një e treta e vdekjeve midis 1991 dhe 2018 ishin shkaktuar nga ngrohja e shkaktuar nga njerëzit.

Për sa i përket vendeve që kanë më shumë ekspozim ndaj temperaturave më ekstreme dhe sipas madhësisë së tyre, Burkina Faso, Mali dhe Katari përballen me pasojat më të këqija të të nxehtit ekstrem. Në këto asnjë pjesë të territorit nuk do të ketë temperatura më të ulëta.

Pozicioni i disa vendeve që përballen me pasoja katastrofike nga rritja e temperaturave mund të përmirësohet nëse përmbushen objektivat klimatike. Një prej tyre janë Filipinet, ku 86 milionë njerëz do të jetonin në kushte ekstreme dhe ky numër bie në 186,000 nëse përmbushen objektivat e OKB-së.

Profesor Tim Lenton në Universitetin e Exeter në Mbretërinë e Bashkuar, i cili udhëhoqi studimin e ri, tha: “Kostot e ngrohjes globale shpesh shprehen në terma financiarë, por studimi ynë nxjerr në pah koston marramendëse njerëzore të dështimit për të adresuar emergjencën klimatike”.

“Vlerësimet ekonomike pothuajse gjithmonë vlerësojnë të pasurit më shumë se të varfërit, sepse ata kanë më shumë pasuri për të humbur dhe priren të vlerësojnë ata që jetojnë tani mbi ata që jetojnë në të ardhmen. Ne i konsiderojmë të gjithë njerëzit të barabartë në këtë studim”, thotë ai.

Deri në një miliard njerëz do të përballen me zgjedhjen e migrimit në vende më të freskëta. Ky numër mund të reduktohet me 80%, në 400 milionë, me veprim urgjent për të reduktuar emetimet e dioksidit të karbonit dhe për të mbajtur rritjen e temperaturës globale në 1.5 gradë.