Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në Komisariatin e Policisë (AT) të Omonias, në orët e para të së dielës, e cila ka përfunduar me vdekjen e një të huaji.
Mësohet se një 55-vjeçar me origjinë gjermane ka rënë nga kati i parë i komisariatit dhe ka përfunduar i vdekur në spitalin ku u dërgua.
I burgosuri ka rënë me kokë nga dritarja dhe ka pësuar lëndime shumë të rënda, për çka është njoftuar EKAB-i i cili ka transportuar të burgosurin nga Komisariatin e Policisë.
Ambulanca e ka dërguar të gjallë në spital ku ka ndërruar jetë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë.
Sipas informacioneve të raportuara nga mediat vendase, fatkeqi ishte dërguar në komisariatin e Omonias për shkak të gjendjes së dehur.