Greqi / I burgosuri 31-vjeçar “qepi” gojën në shenjë proteste, kërkon të ndryshoj burgun

Greqi

31-vjeçari rumun ka “qepur” vetë gojën për t’u transferuar në burgjet e tjera të vendit.

I burgosur në Larisa vendosi të dilte në një protestë të tijën, duke kërkuar ndryshimin e burgut. ishte një vendim jo shumë i zakonshëm i marrë nga 31-vjeçari i burgosur në burgub e Larisës, për të plotësuar kërkesën e tij për t’u transferuar në një burg tjetër në vend.

Megjithatë, sipas raportimeve të deritanishme, mënyra se si 31-vjeçari zgjodhi për të kërkuar plotësimin e kërkesës së tij nuk rezulton me problem shëndetësor dhe as nuk i pengohet ushqimi. Duhet theksuar se në të kaluarën të burgosur të tjerë kanë zgjedhur të protestojnë në të njëjtën mënyrë dhe të dhimbshme.

Ndërkohë, pavarësisht nga protesta dhe rezultati i kërkesës, 31-vjeçari rumun është arrestuar pasi një i burgosur i tij është vetëdëmtuar. Kështu ditën e djeshme ai u soll në Prokurorinë Penale.