“Tahiri u arrestua kot”/ Ish-Prokurori shpjegon arsyen përse Tahiri u bë “kokë turku”

Politika

Ish-prokurori Eugen Beçi deklaroi se Saimir Tahiri siç u fut kot në burg, ashtu dhe doli kot.

Sipas tij drejtësia e re e krijuar pikërisht në kohën e arrestimit të Tahirit duhet të kishte statistika dhe për këto statistika arrestoi një ish-ministër i Brendshëm qoftë edhe pa prova të plota.

“Për mendimin tim Saimir Tahiri hyri kot në burg, doli kot nga burgu. Pse? Duke pasur në konsideratë që një person hetohet për trafik të lëndëve narkotike dhe grup të strukturuar kriminal, nga pikëpamja e alternativës provuese në gjykatë do të duhej të kishte vetëm një alternativë, ose të provohej trafiku i lëndëve narkotike në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe ky person të dënohej dhe mos të luhej me mekanizma pastaj që meqënëse nuk kemi prova për trafik të gjejmë një lugë këpuce për ta dënuar për shpërdorim detyre. Ky personazh ose dënohej për trafik lëndësh narkotike ose dilte i pafajshëm” – u shpreh Beçi.