Vangjush Dako në pranga, vjen reagimi i parë nga Edi Rama…

Aktualitet

Pasditen e sotme SPAK ka lëshuar 10 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të Bashkisë së Durrësit, mes tyre edhe ish-kryetari Vangjush Dako.

Gjatë turit falenderues nga Berati, kreu i Qeverisë, duke mos përmendur emra, tha se vendi ka hyrë në një fazë të re, të asaj që po goditen njerëzit e lidhur me pushtetin. Rama shtoi se normalisht nuk i vjen mirë kur njerëz që dje ishin krah teje sot janë në krah të gjyqtarit.

“Duhet bërë durim edhe në luftën kundër korrupsionit, sepse kemi hyrë në një fazë të re, ku për herë të parë në histori po goditen njerëz të lidhur me pushtetin. Kjo nuk është e lehtë, sepse nuk ndjehesh mirë, kur shikon dikë që deri dje ka qenë krah teje dhe tani është krah prokurorit dhe gjykatësit. Por edhe kur shikon që mund të përdoret forca e pushtetin për të bërë gjëra që nuk duhet. Kurrë s’ka ndodhur më parë. Për këtë ne duhet të jemi krenarë për PS dhe kontributin që japim”, tha Rama.