Shtatë kandidatët shqiptarë në Greqi që nuk u “votuan” nga bashkëatdhetarët tanë

Greqi

Në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2023 në Greqi muarrën pjesë edhe shtatë pjesëtarë të komunitetit të emigrantëve shqiptarë, kryesisht të “ brezit të dytë “ që jetojnë prej vitesh në vendin fqinj.

Fëmijë ekselentë që kanë mbaruar studimet në Greqi që garuan për partitë, Syriza, Partia Komuniste, Pasok-Kinal Dy prej kandidatëve Fatos Malaj dhe Niko Bilika kandidojnë për partinë PASOK, njëri në Athinë dhe tjetri në Selanik.

Ndërsa tre kantidatë të tjerë Adiljan Koxhaj, Makrina Koci dhe Angjelos Jahollari garuan me Partinë “Syriza” në Selanik dhe Evia.
Sidorela Kalthi garoi për Partinë Komunsite greke në Kretë dhe Paty Vardhami kandidon në Athinë me nismën “MERA 25”.

Shumica e kandidatëve nga komuniteti shqiptar janë të rinj të talentuar nga brezi i dytë i emigrantëve që janë arsimuar në Greqi dhe Angli dhe janë përfshirë në jetën politike greke duke qenë edhe pjesë e debateve dhe përfaqësimeve në median greke. Janë te rinjë me ide te reja.

Ishte një përzgjedhje e përsosur për një përfaqësim dinjitoz në parlament por që nuk u realizua, pasi nuk u votuan nga bashkëatdhetarët.
Sipas Televizonit Tribuna që trasmeton në gjuhë shqipe në Athinë, që nga viti 2011, kur Greqia miratoi Ligjin e ri për nënshtetësinë deri më 31 dhjetor të viti të shkuar, nënshtetësinë greke e kanë përfituar 115.815 shtetas shqiptarë.

Rreth 87 mijë nga kjo kategori emigrantësh shqiptarë sipas përllogaritjeve parapake kanë të drejtën e votës në zgjedhjet paramenatre greke të 21 majit. Emigracioni shqiptar në Greqi përballet me mjaft sfida që kanë të bëjnë edhe me statusin e tyre të qëndrimit.

Si në zgjedhjet e 21 majit ashtu edhe të 25 qershorit kandidatët tanë me gjithë përpjekjet e tyre nuk mundën dot për të përfaqësuar shqiptarët në Greqi.