Zotërinj nuk jemi robotët tuaj !

Kulture

Nga RUDINA PAPAJANI /

Dikush më thotë si duhet tē qesh, si duhet tē eci në rrugën time, si duhet të mos jem unē.
Ej zotërinj e kuptoni që jam e lirē, nuk i dua këto rregullat tuaja që po më mbysin.
A e dini që unë dua të eci pranë valëve sa agon, pikërisht atëhere kur bie ajo vesa dhe lag butësisht atë lulen e sapombirë.
Kēshtu jam unē me këtë jetën e çmuar që zoti më fali. E ndërsa dikush pëlqen luksin, paranē, Unē dua tē jetoj paqësisht, çiltërsisht, të qesh edhe atëherë kur jeta duket gri, edhe kur dikush i trembet çdo gjëje që i ngjet.
Nuk e dua këtë ftohtësinë e largët të internetit, njerëzit që kanë harruar fjalën mall, shpirt, zemër.
Sikur ta dija që Zoti më dëgjonte do i thërrisja, bëje të ligun të ëmbël, stuhinë mes tyre ktheje jetë, breshërin e fjalëve tē hidhura ktheje gjethe të harlisura, errësirën e shpirtit shëmbe si një dru i keq dhe në të mbill fatin e pamposhtur të diellit qē agon.
Dikush më thotë të përulem,të marr nga unë çdo ditë të shpirtit tim, të rrëmbej shpresën time, trenat e mallit tim dhe t’i arratisi në numra apo shifra tē ftohtē llogarish.
Zotërinj Unë s’jam roboti juaj, nuk jam manekin që Ti qesh dhe më transformon sa herë tē fillon humori jot i zi.
Oh, Ti se ndjen se unë kam gjak në deje, kam forcën dhe zemrën që as mali nuk e shemb, sepse jam toksore dhe jo lodra jote e vogël.
Kēshtu jam unē frymë e tokēs, ajri i diellit që më ngroh, përherē do tē jem malli dhe shpirti i një bote që nuk kthehet në numër robotik.
Sot mē vjen mirē që gjurmët e jetës takohen me rininë që vërshon si lumë pranë njē rrebeshi.