GREQI / Një 27-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident automobilistik

Greqi

Tragjedi në asfalt në Mykonos, ka ndodhur dje ku një 27-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident trafiku. Edhe nje here ne rruget e Cikladeve u lye asfalti me gjak.

Sipas informacioneve, drejtuesi i makinës ka humbur kontrollin për arsye të panjohura, makina ka dalë nga rruga dhe është përmbysur me pasojë vdekjen e menjëhershme të drejtuesit. Përplasja ka qenë aq e rëndë sa drejtuesi 27-vjeçar është hedhur nga automjeti i tij.

Menjëherë u njoftua ambulanca dhe policia dhe zjarrfikësja, por i vdekuri me origjinë shqiptare, banues i përhershëm prej shumë vitesh në ishull, me shtetësi greke, nuk arriti të jetojë.
Është vdekja e dytë e shqiptarve që regjistrohet brenda tre ditësh në rrugët e Greqisë.