GREQI / Shifra tronditëse nga mbytjet: Të paktën 52 vdekje në dy javë

Greqi

Të paktën 52 persona kanë vdekur nga mbytja në 15 ditët e fundit, sipas shifrave të Rojës Bregdetare. Shifra e vdekjeve në det bëhet edhe më tragjike po të kemi parasysh se jemi në fillim të verës dhe shumica e ditëve të qershorit njerëzit nuk shkonin për të notuar në det për shkak të motit me shi.

Pjesa më e madhe e pushueve në plazhe në dy javët e fundit ishin mbi 70 vjeç, ndërsa ishin edhe 5 të moshës 50-60 vjeç. Personi më i ri që u mbyt teksa bënte banjë ishte një 22-vjeçar në Kavallë më 1 korrik.

Sipas statistikave të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), më shumë se 350 deri në 400 njerëz vdesin nga mbytja çdo vit, me një raport mashkull/femër prej 3:1. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, një person vdes nga mbytja në mbarë botën afërsisht çdo 90 sekonda…

Mediat vendase raportojnë se në pesë vitet 2017-2021 kanë humbur jetën në Greqi mesatarisht 342 persona në vit. Për vitin 2021 janë regjistruar 336 vdekje në det, nga të cilët 70% meshkuj, 30% femra, ndërsa 70% grekë dhe 30% të huaj.