Thirrje publike e avokatit: Tu hiqen favoret politikaneve dhe ish politikanëve shqiptarë!

Opinion

Nga Av. Edmond Petraj /

Një thirrje publike për tu marr në konsideratë nga të gjithë ne si qytetarët e shtetit shqiptar për të #pangopurit e politikës.

Kush dëshiron të bëhet pjesë e nismës për ti hequr favoret te gjitheve pa perjashtim, politkaneve e ish-politikaneve, ish-presidentëve dhe ish-kryeministrave, deputeteve dhe ish-deputetëve…

Në pensionet të cilët ata marrin pasi largohen nga posti.

Ata sot marrin 50.000 lek të reja vetëm pse kanë qenë deputet në një legjislaturë e dy e me radhë. A meritojnë këta “vemje” koston që ja paguan taksapaguesit shqiptar…?

Shikoni nje perllogaritje skandaloze me njerezit e thjeshte.

Krahasimi i pensionit minimal me rrogen e nje deputeti.

8588 Leke = 310.250 Leke
310.250 Leke ÷ 8588 Leke = 36.1here

Krahasimi i pensionit minimal me rrogen e nje ministri…

8588 Leke = 318.750 Leke
318.750 Leke ÷ 8588 Leke = 37.1here

Ka akoma perllogaritje skandaloze sidomos me deputete dhe ish politikanet e dale ne pension.

Jam gati të kontribuoj kundër kësaj maskaradë që kanë vendosur vetë ligjëvënësit shqiptarë. Këta që edhe pasi ikin, fitojnë me këtë ekonomi të mbytur në borxhe duke penalizuar shtetasit shqiptar.