Zhvillimet në PS/ “Kush flet, ndëshkohet”, Musai: Financat shqiptare janë në ditën më të keqe, guvernatori bën rolin e të paditurit

Politika

Financat shqiptare janë në ditën më të keqe. Kështu u shpreh për Faxnews drejtori i gazetës “Telegraf” Engjëll Musai në një lidhje “Skype” nxitur edhe nga lajmet për shkarkimin e ministres së Financave Delina Ibrahimaj, që u mohua nga kjo e fundit dhe nga vetë kryeministri Edi Rama.

Për moderatorin Albi Rakip, Musai tha se duan të mbulojnë humbjet e mëdha, shpenzimet marramendese që po jepen për kompanite e inceneratorëveve dhe për “fryrjen” e administratës.

Musai: Pavarësisht se ndoshta kryeministri dhe ministrja kanë rënë në dakordësi të kushtëzuar që ata e dinë vetë, e rëndësishme është se ekonomia shqiptare ka marrrë tatëpjeten që financat shqiptare janë në ditën më të keqe dhe të zezë dhe ata mijëra shqiptare jashtë po shohin si po zhvlerësohet mundi i tyre nga zhvlerësimi i euros apo dollarit.

Nuk është një rastësi, një shkatërrim total i financave, një heshtje e Guvernatorit të Bankës që bën rolin e të paditurit. Duan të mbulojnë humbjet e mëdha , shpenzimet marramendese që po jepen për kompanite e inceneratorëveve, per rritjet e pajustifikueshme te nje armate te prej 200 e ca mije shqiptaresh ne administrate. Nuk ka nevoje per me shumë se 70 mije të punësuar ne administrate se ne kaq jemi. E fryne administraten me militante dhe patronazhistë , për të justifikuar votat elektorale që i duhen.

Ishte një paralajmërim për këdo që të mos flasë. Kush do flasë do mbajë përgjegjësi dhe do të ndëshkohet.