ish-Zv.ministri i punëve të jashtëme të Greqisë:: Beleri nuk është njeri i pafajshëm, ka një histori të errët (video)

Greqi

Çështja Beleri me sa duket do vazhdojë ende në Greqi në mediat vendase me kërcënimet nga më të ndryshme ndaj Shqipërisë, pasi rruga drejt integrimit te vendit tonë kalon nga Greqia.
Lidhur me çështjen Beleri ka folusr sot për televizionin kombëtar te Greqisë ERT dhe ish-zëvëndësministri i Punëve të Jashtëme te Greqisë Nikos Xydakisz.

Mendimin se Fredi Beleri ka një histori të errët e ka shprehur Nikos Xydakis, i cili ka qenë zëvendësministër i Jashtëm në qeverisjen SYRIZA.

Duke folur për televizionin kombëtar ERT, zoti Xydakis tha në mënyrë karakteristike: “Athina dhe Tirana e dinë rolin e Belerit.

Ai nuk është një njeri i pafajshëm, ai ka një histori politike dhe një histori të errët. Duhet ta kishte pastruar këtë histori shumë muaj më parë. Dhe të mos bëhet një gjemb diplomatik në marrëdhëniet jo aq të mira mes Athinës dhe Tiranës”.