Gjumi u mundua mendimet,
e hidhura me m’i flak,
ato nuk hoqen dore,
u kapën në valle me ëndërrat .
Kujtova se me gjumë
do të braktisja realitetin,
por nuk doli ashtu
kujtova se nëse mbylli sytë
do të ndryshoj diçka,
prape gabova.
Mbas një dite të lodhshme
e të etur për dituri
hedha sytë në çdo hapesirë
që më shihnin sytë.
Kosova që më ngjason
si një varkë
që çdo ditë ju thyhet
nga një dërrase
e fillon me i hy uji .
Dhe prapeë ajo vazhdon
si nusja në traditat e shqiptarëve
që kujton se është më e bukura
e ngrite kryet përpjetë
vetëm pse ka vendosur fustanin e bardhë
e brenda faqja e zezë.
Ashtu edhe Kosova
flamuri i valon sa fryen era,
por nuk shikon se do të bie në fund
e do ta marrë pusi .
Nuk shikon rininë si po ikën
nga pëllëmba dorës,
nuk e shikon se retë e zeza
ju kanë rrethu.
Dhe shume shpejt mbi kokë
ujin kanë për me i’a leshu.
Nuk shikon derrasat me i’a ndërru
po me kokën e fort vendos me lundru.
Me njerëzit që nuk din
not,
dhe nuk din në cilin kënd
m’u drejtu.
Shkurt e shqip hartën nuk
dijnë për ta lexu
E me ata mbahet
se Evropa ka me pranu.
Ushtarët e lindur
nga nënat shqiptare
i mori dheu,
por këta të fundit
po i vret vet atdheu.
Pranvera Qerimi