Kryeministri Rama intervistë për ‘Kathimerini’ : Nuk kam marrë pjesë në ndjekjen penale të Belerit

Politika

Kreu i qeverisë shqiptare gjatë një interviste të gjatë për gazeten KATHIMERINI analizon çështjen e detit ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, situatën me Fredi Belerin, titujt e pronësisë për pakicat deri te ekspozita në mes të Athinës. Rama: Autorizim për çështjen e detit në Hagë. Do presim fjalën e drejtësisë për Belerin, qeveria zero kompetenca në këtë çështje

Rama intervistë për ‘Kathimerini’, nga ekspozita në mes të Athinës te zhgënjimi i Greqisë për ‘Belerin’

Çështja e detit në Hagë, Kreu i qeverisë shqiptare foli edhe për çështjen e detit ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, çështje, e cila tashmë është dërguar në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Rama: duhet të jepet autorizim për një grup të ri negociator që të përgatisim një Marrëveshje të Përbashkët Kompromisi me Greqinë.

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, me gazetarin Pavlos Papadopoulos, i cili pak ditë më parë publikoi një artikull kritikues për kryeministrin, në lidhje me çështjen “Beleri”.

Zhgënjimit të Greqisë për çështjen ‘Beleri’ kryeministri Edi Rama i ka dhënë një përgjigje shteruese pikërisht ndërmjet një interviste të paralajmëruar pak ditë më parë për median greke ‘Kathimerini’. Kreu i qeverisë shqiptare, në një intervistë për rreth 90 minuta, nga të cilat 60 foli vetëm për çështjen Beleri, përsëriti sërish së qeveria nuk ka asnjë kompetencë për të nxjerrë, Fredi Belerin, nga burgu. I arrestuar në flagrancë për blerje votash, Rama tha se është kompetencë e gjykatës nëse ai do të lihet i lirë apo jo.

‘Të marrë leje për betim, në legjislacionin shqiptar nuk ekziston fuqia e qeveria, po kryeministri që të nxjerrë nga burgu një të parandaluar që të lërë burgun, kjo nuk ekziston. Nga ana tjetër avokatët e tij duhet të kalojnë përmes gjykatës. Nuk ka diçka të tillë që duhet të marrë leje, ndërkohë që është në paraburgim, për një krim në flagrancë, ndërkohë që gjykata e ka refuzuar. Në tre nivelet e gjykatës ai nuk u la i lirë! Ku hyn qeveria apo qeveria shqiptare në këtë?’- tha Rama.

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Kathimerinin, është pyetur nëse do të shpallë zgjedhje të reja në Himarë. Kreu i qeverisë,- tha- se duhet të presim gjyqin për Belerin e se mund të mos zhvillohen zgjedhje derisa gjykohet nëse është fajtor apo i pafajshëm.

Në një intervistë për gazetën Kathimerini, kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit. Kreu i qeverisë shqiptare u pyet për gjuhën e ashpër ndaj Belerit në fushatë, ku tha se nuk ndihet krenar për atë që ka thënë, por nuk ka lidhje me atë që ndodhi.

Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer një episod gjatë vizitës së tij në Korfuz ku kishte të afërm disa nga nëna e tij. Kreu i qeverisë shqiptare tha për gazetarin grek se fillimisht ai kërkoi që të shkonte në bibliotekë dhe të shikonte një prift.

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka folur edhe për çështjen e detit ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, çështje, e cila tashmë është dërguar në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Rama tha se është shumë i kënaqur që arriti këtë marrëveshje me kryeministrin Grek, ish-kryeministrin grek Aleksis Tsipras.

Megjithatë shtoi se Rama marrëveshja është arritur në parim, pasi duhet të kalojë hapat. Sipas Ramës presidenti tashmë duhet të japë një autorizim të ri për grupin negociator që të fillojë punë dhe, pastaj, duhet të përgatisim diçka të quajtur marrëveshje e përbashkët. Sa i takon teorive për ndëhyrjen e presidentit turk Erdogan në këtë çështje Rama, tha se kjo është një teori konspirative.

Titujt e pronësisë për pakicat greke, që jetojnë në Himarë ishte një nga temat fokus në intervistën e kryeministrit Rama për “Kathimerini”. Gazetari Pavlos Papadopoulos e pyeti Ramën nëse e di sa qytetarë grekë në Himarë kanë marrë tituj pronësie pasi në Athinë thuhet se ata mund t’i përfitojnë vetëm nëse ua shesin pronat investitorëve të mëdhenj strategjikë.

Rama tha se gjatë mandatit të tij qytetarët grekë dhe kishat kanë marrë tituj pronësie. Ai shtoi se nuk mund të bëhen marrëveshje pa marrë fillimisht titujt e pronësisë. Më tej kreu i qeverisë u shpreh se ka persona në pakicën greke të aftë për të manipuluar Athinën, ndërkohë që kjo e fundit duhet të kuptojë se ai (Rama) është mundësia më e mirë që ka për të përmirësuar jetën e qytetarëve të saj në Shqipëri.