Rama: Maqedonia ta ketë të qartë, s’ka shtet pa shqiptarët

Kryesore Politika

rama 1Kryeministri Rama i pranishëm gjatë ditës së dytë të ministerialit rajonal për ekstremizmin e dhunshëm u shpreh se, Rajoni i Ballkanit është një nga më të rrezikuarit nga terrorizmi, dhe se asnjë shtet nuk mund ta luftojë i vetëm këtë fenomen mjaft të rrezikshëm, por nevojitet bashkëpunim rajonal. Duke ju referuar ngjarjeve në Kumanovë, Kryeministri theksoi se: “Fatkeqësisht, në Kumanovë, fjala terrorizëm dhe shqiptar u bënë bashkë. I’u dha terrorizmit një prapashtesë etnike dhe kjo është e papranueshme, për ne dhe për vetë interesin e Maqedonisë. Autoritetet maqedonase duhet ta kenë të qartë që shqiptarët kanë qenë dhe janë një faktor i rëndësishëm shtetformues në Maqedoni. Nuk duhet përzier termi terrorist në trajtimin e çështjeve që nuk kanë të bëjnë me terrorizmin, por demokracinë”, theksoi Rama.